EKSKLUZIVE/ Djali fermer “shpëton” babanë, kërkesa e prokurorisë për të liruar 3 gjykatësit e Dajtit

14:56 | 06/01/202014:560

Gjykata Speciale kundër Korrupsionit rrëzoi kërkesen e prokurorisë  të liruar nga akuzat 3 gjyqtarët e Dritan Dajtit; Skendër Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj. Kujtojmë se këta tre 3 gjyqtarë i hoqën Dritan Dajtit burgimin e përjetshëm dhe e dënuan me 25 vite burgim.

Abcnews.al ka arritur të sigurojë dokumentin që është paraqitur sot në gjykatë, ku kërkohet të pushohet hetimi ndaj gjyqtarëve pasi nuk ka elementë të vepres penale si dhe ti kthehet shuma prej 17 mijë eurosh, gjyqtarit Skender Damini.

Vendimin e prokurorisë për të pushuar hetimet e kanë firmosur prokurorët, Donika Prela dhe Klodian Braho më 8 Nëntor 2019.

Në dokumentin e siguruar nga Abc News ndër të tjera thuhet se gjyqtari Skender Damini i ka plotësisht të siguruara 17 mijë eurot që iu gjetën cash në sirtar gjatë kontrollit policor. Prokurorët i kërkojnë Gjykatës Speciale që këto para ti kthehen Daminit, pasi i përkasin djalit të tij i cili ka një ferme në Lushnje.

“Gjatë hetimet pasuror ka rezultuar se Lisien Damini, djali i gjyqtarit Skender Daminit është regjistruar në 2018 si subjekt tregtar në Fier. Në fshatin Zhamë të Lushnjes, ai ka marrë me qira 21 mijë metra katrorë tokë dhe prodhon perime. Kësisoj Lisien i justifikon plotësisht paratë e gjetura në banesë, përmes faturave”, thuhet në vendimin e prokurorëve për të pushuar ccështjen ndaj gjyqtarëve.

“Ndërsa shuma e gjetur në banesën e shtetast Petrit Aliaj është e vogël dhe justifkohet me burime të ligjshme”, thuhet më tej në dokumentin e prokurorisë.

Kësisoj ndjekja penale nuk mund të vazhdojë për shtetasit Skender Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj, pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale, thuhet në vendimin e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tashmë me emrin SPAK. /abcnews.al
PARATE DHE MUNICIONET NE BANESEN E GJYQTARIT

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono