Divorci bëri bujë në media, Melinda Gates “arratiset”, merr me qira ishullin në Karaibe

schedule18:34 - 6 Maj, 2021

schedule 18:34 - 6 Maj, 2021

Melina Gates, ish-bashkëshortja tashmë e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, ka marrë me qira ishullin Calivny në Grenada, Karaibe, ku paguan 132 mijë dollarë për një natë.

Mediat bëjnë me dije se buja që bëri në media lajmi për divorcin nga Bill e kanë detyruar Melindën të kërkojë disa pushime për të qenë larg zhurmës së krijuar.

Bill dhe Melinda tani janë thirrur në gjyq për të ndarë pasurinë e tyre që arrin shifrën e 130 miliardë dollarëve.

Ata kanë deklaruar se pavarësisht ndarjes, do të vazhdojnë të punojnë bashkë për menaxhimin e fondacionit të bamirësisë./mv.abcnews.al