Diva e muzikës vjen me një stil unik, tërheq vëmendjen e Dj Geek

schedule10:14 - 25 Shtator, 2020

schedule 10:14 - 25 Shtator, 2020

Dafina Zeqiri është padyshim një ndër artistet më të suksesshme të estradës shqiptare. Autorja e hitit “Aman” erdhi fuqishëm këtë verë me disa duete, ndërkohë që së fundmi publikoi dhe “Million $”, një këngë që e solli krejt ndryshe.  Ndërkohë, diva e muzikës ka paralajmëruar së shpejti dhe publikimin e albumit që mban titullin “Dafinë Moj”.

Ndërkaq, Dafina ka tërhequr sërish vëmendjen me një foto që ka ndarë së fundmi në rrjete sociale, ku shfaqet me një stil krejtësisht unik. Paraqitja e saj e veshur me të zeza, ndërsa mban flokët e lodhura, duek kombinuar kostumin me një palë syze të mëdha dhe një çantë të markës Prada, ka rënë në sy të të gjithëve.

Mes komenteve të shumta bie në sy dhe ai i Dj Geek, teksa i shkruan: “Mi Zonja”. Kujtojmë që dyshja konfirmuan ndarjen pak muaj më parë, megjithatë ata janë parë shpeshherë së bashku duke shtuar dyshimet se janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. xh.d/abcnews.al