Ditët e vështira drejt fundit, Ronaldinho merr lajmin e mirë nga avokatët

schedule19:35 - 3 Gusht, 2020

schedule 19:35 - 3 Gusht, 2020

Lajme të mira për Ronaldinhon. Ylli brazilian u arrestua në ditët e para të marsit në Asuncion, kryeqytetin e Paraguajit. Ai dhe i vëllai, po udhëtonin me pasaporta false dhe diçka e tillë nuk i shpëtoi autoriteteve vendase.

Disa kohë i kaluan të burgosur, teksa më pas dolën në arrest shtëpie (po qëndrojnë në një hotel luksoz në Asuncion) pas pagimit të shumës prej 1.6 milion dollarësh si garanci për ta. ESPN raporton se brenda muajit gusht, 40-vjeçari dhe vëllai i tij pritet të fitojnë lirinë e plotë.

Avokatët po negociojnë për arritjen e një marrëveshje, sigurisht duke pranuar fajin, pavarësisht se ish-lojtari i madh e ka mohuar që të kishte dijeni për problemet në pasaportë. Akordi është shumë afër dhe vjeshta mund t’i gjejë dy vëllezërit në liri.

Nëse diçka e tillë nuk ndodh dhe ai shpallet fajtor, atëherë rreziku është i madh, pasi Dinho dhe vëllai i tij mund të dënohen me 5 vite burg. /abcnews.al