Ditë largimesh te Teuta, zyrtarizohet lëvizja e radhës

schedule16:11 - 14 Janar, 2020

schedule 16:11 - 14 Janar, 2020

Basid Khalid ndërpreu sot kontratën me Teutën, por nuk është i vetmi që e mbyll bashkëpunimin me durrsakët. Klubi bregdetar ka njoftuar që edhe futbollisti Uendi Vecaj nuk do të jetë pjesë e tyre në vazhdim.

Vecaj këtë sezon është aktivizuar në 12 ndeshje, shtatë prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Shkodrani, i cili luan si sulmues anësor, ka shënuar edhe një gol në fitoren kundër Luftëtarit me rezultatin 3-1.

“KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Uendi Vecaj. Shkodrani ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Teutën. Mëngjarashi, i cili u bashkua me ekipin tonë në verën e 2017, regjistroi 25 aktivizime në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola.

Klubi falënderon Uendi Vecajn për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e Teutës. /abcnews.al

👉KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Uendi Vecaj. Shkodrani ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me…

Gepostet von KF Teuta am Dienstag, 14. Januar 2020