Sheshi i qytetit të Lezhës u mbush me emigrantë të kthyer pranë familjeve për të pushuar këtë sezon veror.
Ata u mblodhën bashkë në edicionin e 18 të Ditës së Shtegtarit. Festa zgjati deri në mesnatë.
Një grup emigrantësh u pritën nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili ndau me ta vizionin për zhvillimin e qytetit.
Dita e Shtegtarit shënoi përmbylljen e dy javëve të festimeve në sheshin e Lezhës. Aktivitetet e programit “Festë n’shpi” nisën me 2 gusht./abcnews.al


