Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, reagon Meta

schedule14:54 - 15 Janar, 2021

schedule 14:54 - 15 Janar, 2021

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook, apelon për të bërë gjithçka për të mos lejuar më cenimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar të ardhmen e sigurtë dhe të përbashkët europiane.

“Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më cenimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar të ardhmen e sigurtë dhe të përbashkët europiane. Gjaku dhe sakrificat e Martirëve dhe Heronjve të kombit, në themel të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, kurrë nuk do të harrohen!”shkruan Meta./abcnews.al