Dita e duhur për të dashuruarit, si parashikohet ky fillim muaji për shenjat e horoskopit

schedule07:22 - 1 Nëntor, 2020

schedule 07:22 - 1 Nëntor, 2020

Dashi

Ju sot do të keni një energji mjaft të mirë, përballoni nga kjo gjendje për të përballuar situata pak të vështira. Sot është dita e përshtatshme për të dashuruarit që t’i zgjidhin më në fund njëherë e mirë problemet që kanë pasur. Po i latë gjërat pas dore, situata mund të ndërlikohet edhe më tepër.  Do të përfundoni shpejt të gjitha ato detyra që zakonisht i shtyni. Mbrëmja, falë Hënës në Fushën e dytë, do të hapë rrugën për një fazë krejtësisht të re emocionale.

Demi

Sot synoni t’i tregoni botës se kush jeni dhe çfarë jeni në gjendje të bëni. Idetë tuaja janë mjaft origjinale dhe ju nuk duhet të keni aspak frikë që ti shpalosni ato te kolegët tuaj. Në park ose në palestër, mos e detyroni veten me aktivitet fizik. Gjatë mbrëmjes partneri do t’ju ofrojë zemrën e tij të ngrohtë dhe romantike, ai do t’ju tregojë për mendimet e tij të fshehta, frikën dhe shumë gjëra mbi atë, të cilat ju deri tani nuk i keni ditur.

Binjakët

Ju sot do të kaloni një ditë të mbushur plot aktivitet dhe plot lumturi. Lereni veten të lirë dhe mos mendoni për shqetësimet tuaja të përditshme. Pak pushim  do t’ju ndihmojë të rivendosni ekuilibrin që ju duhet. A është historia e dashurisë tuaj në krizë? Mos e injoroni problemin, bisedoni me partnerin tuaj për të gjetur zgjidhjen.

Gaforrja

Një atmosferë e çuditshme do të ndodhë mëngjesin e sotëm. Mos u demoralizoni pro lëvizni me shpejtësi për të rregulluar rrëmujën që do të bëni. Disa të tjerë le të përgatiten për një udhëtim të shkurtër. Doni një mundësi për t’u argëtuar? Atëhere qëndroni në shoqërinë e njerëzve të mirë. Në dashuri? Ju do të shkoni në kërkim të stimujve dhe ndjesive të reja që mund t’i gjeni si brenda edhe jashtë marrëdhënies në çift.

Luani

Humori i keq do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës së sotme. Inatin e keni veçanërisht me veten tuaj pasi nuk jeni në gjendje të sqaroni problemet. Aktiviteti fizik ose kontakti me natyrën është i dobishëm, pasi ështëe vetmja mënyrë që ju lejon të lironi stresin dhe tensionin. Beqarët do të jenë protagonistë të një takimi të ri, ku pasioni do të lindë pothuajse rastësisht.

Virgjëresha

Do jeni shume xheloze sot për atë qe keni ne krah dhe do kërkoni gjithë kohës ta kontrolloni. Ndryshoni strategji sepse ne këtë mënyrë do jeni gjithë kohës ne ankth dhe nuk do ndiheni mire. Beqaret realizojnë takimet e ëndrrave dhe do fillojnë një jete te re. Me financat mos u tregoni te paarsyeshëm sepse do keni vështirësi me vone.Qe te ardhurat mos kenë vështirësi duhet te kufizoni sa te mundni shpenzimet, po nuk morët masa do të keni shumë probleme.

Peshorja

Hëna në fushën e tetë do t’ju bëjë që ndjenjat tuaja të lëkunden. Nëse jeni me dy mendja, atëhere kjo nuk është mënyra më e mirë për të realizuar ambiciet tuaja. Duhet të jeni më të vendosur në mbajtjen e vendimeve të marra. Mos bini në diskutime të cilat nuk kanë një fund me partnerin tuaj. Ju nuk mund të fitoni gjithmonë, ndonjëherë ju duhet të vendosni për një barazim.

Akrepi 

Hëna e shtrembër do të jetë kundër Demit, kjo gjë do të shkaktojë mjaft pakënaqësi dhe konflikte te ju. Në çift, është dita e duhur për të përballuar një situatë me partnerin tuaj që po ju çmend. Lini mënjanë kritikat dhe individualizmin bëni pjesën tuaj për të gjetur një marrëveshje të kënaqshme për të dy! Nëse je vetëm, atëhere sot nuk do të përjashtohet një flirt i pazakontë me një person shumë ndryshe nga parametrat me të cilat ju jeni mësuar.

Shigjetari

Një grup i mirë miqsh do t’ju tërheqë në një sërë iniciativash kulturore, secila më stimuluese se tjetra. Përfitoni nga pushimet për të organizuar një ekskursion ose një pushim të shkurtër. Është koha perfekte për tu kujdesur për fizikun dhe pamjen e jashtme, por edhe për të marrë më shumë përgjegjësi, detyra dhe detyrime. Beqarët janë të sjellshëm dhe të lumtur, ndryshe nga të dashuruarit.

Bricjapi

Yjet ju premtojnë një të dielëtë këndshme, për tu kaluar në shoqëri të mirë dhe në emër të zemërmirësimit dhe argëtimit të pastër. Sot do të jeni në gjendje të tregoni anën ironike të karakterit tuaj! Hëna në fushën e pestë e bën zemrën të gëzohet   shumë prej jush do të ëgzojnë me partnerin pasi do tju falë dashuri dhe butësi. Takime emocionuese për beqarët dhe më të rinjtë.

Ujori

Kur e lini veten të kapur nga pesimizmi, ju gjithashtu mund të bëni situata dramatike që në të vërtetë, nuk janë aq serioze dhe shqetësuese. Gëzoni! Dilni, shpërqendrohuni, mos qëndroni vetëm në shtëpi. Shfrytëzojeni këtë të diel për tja kaluar bukur me miqtë. Në pushime ose udhëtime, mbani një vështrim mbi çantat, bagazhet, kuletat dhe celularët para të huajve, nuk dihet asnjëherë se çfarë ndodh.

Peshqit

Do të duhet të përpiqesh të qëndrosh i qetë, veçanërisht në familje. Kini kujdes të mos bini në grackën e polemikave! Në tërësi, do të jetë një e diel pozitive. Pak nga pak do të rizbuloni gëzimin për të bërë plane për të ardhmen. Bëjini sytë katër për partnerin tuaj se jo çdo gjë është aq perfekte sa duket. /abcnews.al/