Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Dita e 1 majit, protestë dhe festë/ Disa qytetarë kërkojnë të drejtat, të tjerë shëtisin në ditën e pushimit

schedule10:20 - 1 Maj, 2026

schedule 10:20 - 1 Maj, 2026

Dhjetëra qytetarë dhe përfaqësues të sindikatave dolën në protestë këtë 1 Maj në Tiranë.

Ata u mblodhën në disa pika të kryeqytetit, para Ministrisë së Ekonomisë dhe para Kryeministrisë. Kërkesat ishin të njëjta, zbatimi i Kodit të Punës.

“1 Maj nuk është thjeshtë një simbol, por thirrje për drejtësi e barazi. Është thirrje për të drejta në punë dinjitoze. Është rritur numri i vdekjeve në vendin e punës me 45% krahasuar me një vit më parë. Është dyfishuar numri i aksidenteve në punë”.



“Është koha për të kërkuar të drejtat e shumta, por të mohuara”.

Protestuesit kërkojnë më shumë të drejta dhe kushte më të sigurta në punë, ndërsa në fokus ishte edhe statusi i minatorit dhe minimumi jetik.

“Janë rreth 30 pika të dërguara Këshillimit të Ministrave, kërkohet statusi i minatorit, minimumi jetik, paga dinjitoze, tha një protestues.

“Shoh dhjetëra minator që kanë punuar vite nëntokë, ne kërkojmë statusin e minatorit”, u shpreh ai.

Megjithatë, jo të gjithë e panë këtë ditë si protestë. Shumë qytetarë zgjodhën të kalojnë kohën në Parkun e Liqenit Artificial.

“Duhet të jetë protestë, por, në Shqipëri asnjëherë nuk është protestuar. Është ende si në monizëm, njerëzit festojnë”, u shpreh një qytetar.

“Kemi dal si familje, për ne është festë, për të tjerët se di ça mendojnë”, tha një tjetër.

“Kemi dal se është koha e mirë, ditë pushimi. Të kënaqur me vendin e punës, punë komode dhe të mirëpaguar”.

Në mbarë botën, kjo ditë shënohet me protesta për të drejtat e punëtorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!