Dinamo nuk shtegton në derbi, zgjedh shtëpinë e Tiranës për të luajtur

schedule12:05 - 18 Maj, 2022

schedule 12:05 - 18 Maj, 2022

Dinamo dhe Tirana do të përballen të shtunën, prej orës 17:00, në një duel të vlefshëm për javën e 35-të të Superiores.

Blutë këtë herë nuk kanë zgjedhur të luajnë në Elbasan. Derbi me Tiranën do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, shtëpinë e bardhebluve.

Duke qenë se kanë rënë në Kategorinë e Parë dhe Tirana nga krahu tjetër është shpallur kampion, është parë e rrugës të zgjidhet “Selman Stërmasi” për këtë javë. / abcnews.al