Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dikur pushtonte kopertinat, sot e pastrehë: Si u rrënua jeta e modeles së njohur

schedule14:28 - 13 Tetor, 2020

schedule 14:28 - 13 Tetor, 2020

Modelja braziliane Eloisa Pinto Fontes, e cila ishte zhdukur nga New Yorku ne vitin 2019, u gjet në një lagje të varfër të Rio De Janeiros në Brazil. Modelja që dikur pushtonte kopertinat e revistave Elle, Grazia dhe Glamour, u gjet duke u endur rrugëve pak ditë më parë.

Fontes u zhduk nga New York-u më herët në 2019 dhe u gjet pesë ditë më vonë, në një rrugë në qytetin e White Plains. Sipas Mirror, ajo ishte e “çorientuar” kur u pa për herë të parë pasi u zhduk. Ndërkohë, më vonë u raportua se ajo vendosi të kthehej në Brazil në fillim të këtij viti dhe u zhvendos në Rio, duke kërkuar punë.

Fontes (në foto në New York City) u zhduk nga New York një vit më parë. Ajo ishte duke jetuar dhe punuar në Big Apple si një modele profesionale



Ajo nuk e kishte informuar familjen për vendndodhjen e saj, të cilët jetojnë në një pjesë tjetër të Brazilit. Mediat raportojnë se ata kanë qenë në kërkim të saj që nga viti i kaluar. Sipas Daily Mail, Fontes qëndroi me shoqen e saj kur ajo arriti për herë të parë në Rio dhe përfundimisht u transferua tek i dashuri i saj, me të cilin romanca zgjati për rreth katër muaj. xh.d/abcnews.al

Fontes u shfaq në kopertinën e Grazia në Gjermani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!