Dikur mike, sot “rivale”, publikohet momenti kur Bora dhe Beatrix kërcenin bashkë

schedule13:58 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 13:58 - 4 Dhjetor, 2021

Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj ka qenë treshja më e komentuar ditët e fundit për shkak se këta të fundit kanë nisur një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Mbrëmjen e djeshme, Donaldi reagoi i prekur kur mësoi se në fakt Bora po e priste, ndryshe nga çka ai kishte menduar.

Më pas, ai pranoi se kapitulli me moderatoren është i mbyllur ndërsa Beatrix nga ana tjetër, edhe pse i kërkoi falje Borës shtoi se ndjenjat e saj për aktorin nuk ndryshojnë. Mirëpo, ndërsa sot janë përfshirë në këtë trekëndësh dashurie, dikur Bora dhe Beatrix kishin një raport të mirë.

LEXO EDHE: Puthje dhe përqafime me Beatrix-in, Donaldi: Prisja një shenjë nga Bora po nuk mora asgjë

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një video ku shihet Bora dhe Beatrix teksa kërcejnë së bashku. Bora dhe vëllai i Beatrix-it, Albani kanë qenë dikur partnerë në spektaklin e kërcimit, Dance With me. /abcnews.al