Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Policia e Dibrës sqaron se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me një shtetas tjetër kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një person pas një konflikti të çastit me të.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/