Dialogu Kosovë-Serbi, Nazarko: Qëndrimi rus s’ka qenë në favor të shkëmbimit të territoreve

schedule21:42 - 9 Nëntor, 2021

schedule 21:42 - 9 Nëntor, 2021

Analisti Mentor Nazarko deklaron se qëndrimi i Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi nuk ka qenë plotësisht në favor të shkëmbimit të territoreve.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nazarko duke iu referuar informacioneve të tij, tha se Rusia nuk ka qenë në favor për shkak se nëse shkëmbeheshin territore, Kosovës i mbeteshin kisha të rëndësishme të historisë serbe.

Sipas tij, nga ana tjetër interesi i Serbisë në këtë çështje është që të mbyllte me një shkëmbim të vogël me Kosovën dhe të krijonte precedentin në Bosnjë.

Lexo edhe: A rrezikohet lufta në Ballkan? Bytyçi: Serbia po bën presion, Vuçiç luan si Millosheviçi

“Nga informacionet që kam unë, janë informacione të rezervuara, qëndrimi rus në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka qenë në favor të shkëmbit të territorit sepse një shkëmbim do t’i linte Kosovës kishat më të rëndësishme për historisë serbe. Do t’i linte popullsi urbane më të mëdha.

Dua ta besoj këtë se shkëmbimi i territorit që mitizohet, as kritikët më të mëdhenj nuk kanë treguar harta. Shkëmbimi që mund të jetë diskutuar ka qenë me karakter kozmetik, i ndërlidhur me Bosnjën. Interesi real i Serbisë ka qenë që ta mbyllte historinë me Kosovë me një shkëmbim të vogël, dhe të hapte precedentin për Bosnjën. Territori i Republikës Sërbska është më i madh. Nuk ka qenë interes për luftë, por për të arritur maksimumin për ta zgjidhur këtë problem,” u shpreh Nazarko. g.v/abcnews.al