Dondal Trump do të dhurojë pagën e tij të 3 muajve për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA.
Lajmi është konfirmuar nga Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany.
Në një konferencë për mediat ajo tha kjo shumë do të shkojë për të zhvilluar terapi të reja në lidhje me vaksinën ose ndonjë ilaç për të parandaluar Covid-19.
“Ja çeku prej 100 000 dollarësh. Ky do të shkojë direkt nga Presidenti Trump, i cili pagën e tij nuk e tërheq, por e kalon për iniciativa bamirësie, tek kërkimi për Covid-19”, tha McEnany.
Mirëpo, zyrtarja teksa bëri të ditur këtë detaj zbuloi aksidentalisht numrin e llogarisë bankare private të Presidentit Donald Trump.

Deklarata e McEnany, ka sjellë reagime të ndryshme në rrjet, ndërsa ka edhe nga ata që e kanë si një mundësi për të pretenduar se Trump nuk është aq i pasur sa ai thotë se është.
Ende nuk dihet vlera e saktë neto e Presidentit. Në mars, Forbes vlerësoi se ai kishte një pasuri prej 3.1 miliardë dollarë, nga 4,1 miliardë dollarë që ata parashikuan se ai kishte në 2015. /abcnews.al


