Dhunuan psikologjikisht familjarët, dy të proceduar në Shkodër

schedule10:23 - 26 Nëntor, 2023

schedule 10:23 - 26 Nëntor, 2023

SHKODËR- Një 35-vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim për veprën penale të dhunës.

Sipas policisë, i riu dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

Po në Shkodër, një i ri është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të dyja rastet në qytetin verior./ abcnews.al