Dhunoi një grua me shkelma, shpallet në kërkim fieraku, policia: S’e gjetëm në shtëpi

schedule20:56 - 27 Shkurt, 2021

schedule 20:56 - 27 Shkurt, 2021

Disa orë pasi në media qarkulloi një video ku një burrë godiste me shkelma dhe shuplaka një grua në Fier, policia thotë se e ka shpallur në kërkim autorin. Ai është F. O. 55 vjeç.

“Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas shfaqet duke dhunuar një shtetase, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në lëvizje për identifikimin dhe shoqërimin e personit.

Pas verifikimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin F. O., 55 vjeç, banues në Fier, pasi nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia.

Ky shtetas, në datë 26.02.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Çamëria”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 45-vjeçareje.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” mbyllet njoftimi./ db/ Abcnews.al