Avokati dhunon rojën e sigurisë/ Vlorë, autori Redi Llanaj shoqërohet në polici për të dhënë sqarime

schedule13:15 - 10 Tetor, 2025

schedule 13:15 - 10 Tetor, 2025

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.
Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrrollohet nga paisja qe mbaje rrojet per metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë.

Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës. Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!