Sondazh

 

Dhuna e karteleve në Meksikë nuk ndalet, gjenden 10 trupa të pajetë

schedule20:02 - 19 Korrik, 2026

schedule 20:02 - 19 Korrik, 2026

Autoritetet meksikane kanë gjetur 10 trupa në shtetin e Zacatecas, një zonë që u përfshi nga një valë e dhunshme përplasjesh mes grupeve kriminale gjatë viteve 2021-2022 për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës.

Pesë nga viktimat u gjetën të varur në një urë.

Sipas autoriteteve, trupat u gjetën në komunat Morelos, Panuco dhe Sain Alto, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje mbi motivin e vrasjeve apo autorët e dyshuar.



Meksika vijon të përballet me nivele të larta të dhunës, të lidhura kryesisht me aktivitetin e organizatave kriminale që merren me trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.

Sipas analistëve, kartelet kryesore të drogës, veçanërisht Karteli Jalisco New Generation (CJNG) dhe Karteli Sinaloa, vazhdojnë përplasjet për kontrollin e territorit dhe të korridoreve strategjike të trafikut të drogës.

Kjo e bën Zacatecas një nga shtetet më të prekura nga dhuna në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!