Dhjetëra të moshuar korçarë të ekspozuar ndaj Covid-19, në radhë për pensionin, por kthehen bosh

schedule14:09 - 1 Prill, 2020

schedule 14:09 - 1 Prill, 2020

Nevoja për tu ushqyer bëri që të thyenin të gjitha rregullat qeveritare. Disa të moshuar nga Korça dolën nga shtëpitë që në orët e para të mëngjesit për të tërhequr pensionin po u kthyen me xhepat bosh.

“Në thanë sot do marrin para invalidët, po ne, duam bukë”, thotë një e moshuar.

Nuk kanë mundësi të blejnë mjete mbrojtëse dhe pamjet tregojnë qartë se janë shumë të ekspozuar ndaj virusit të ri. Këta pensionistë nuk kanë marrë asnjë ndihmë as nga bashkia.

Pensionin e kam për të larë borxhe, nuk kemi marrë ndihma dhe skam ctë ha. Dyqanet nuk më japim më ushqime me listë. Qeveria s’ka bërë asgjë për ne”, shprehet një tjetër.

Prej ditësh shpresonin që të takonin gazetarë.

“Kisha shumë kohë që doja të më dilte përpara një gazetar se ju mund të na ndihmoni”.

Si këta pensionistë janë me qindra në të gjithë vendin që presin me padurim datën e pensionit pasi ato i kanë të ulëta dhe nuk ju dalin për të kryer as nevojat më bazike. Ndaj siç kanë thënë shumë prej tyre nuk kanë kohë të presin që institucionet të koordinohen që t’ua dërgojnë në shtëpi. /abcnews.al