Dhimbje edhe jashtë Atdheut, shqiptarët e New York-ut mbajnë 1 minutë heshtje për Jonadën

schedule09:40 - 8 Gusht, 2022

schedule 09:40 - 8 Gusht, 2022

Humbja e Jonadës ka tronditur mbarë opinionin publik rreth e qar Shqipërisë, por jo vetëm.

Një grup shqiptarësh në New York janë solidarizuar me dhimbjen e familjes Avdia.

7-vjeçarja u vra në breg të detit duke u larë me të atin, nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase më 2 gusht 2022 në Potam të Himarës.

Qytetarët shqiptarë mbajtën një minutë heshtje në kujtim të saj.

“Ju falënderoj për këtë takim të vogël por simbolik që bëjmë për një vajzë, e cila fatkeqësisht humbi jetën nga një pushte, pas a shumë kriminal. Dua t’iu ftoj për një minutë heshje të nderim të Jonada Avdia,” u shpreh një prej personave pjesëmarrës.

Të mbledhur në një park të qytetit, ata kishin vendosur fotot e vogëlushes në një pemë së bashku me flamurin kombëtar, lule dhe qirinj.

Ata apeluan institucionet të forcojnë masat e sigurisë në bregdet që ngjarje të tilla të rënda të mos përsëriten më.

“Do doja të ishim mbledhur për diçka të bukur, jo për humbjen e jetës së një fëmije 7-vjeçar nga qeveria. Jam shumë e tronditur si nënë, si gjyshe, aq më tepër që kjo ndodhi në qytetin tim të Himarës. Ne jemi shumë të indinjuar. Atje nuk k ashtet, nuk ka ligje. Ligjet ekzistojnë vetëm për popullin, jo për ata që janë në qeveri.”

“Shpresoj që ky organizim të shërbejë si një nismë për një Shqipëri më të mirë.”

Jonada Avdia vdiq tragjikisht më 2 gusht, në breg të detit pasi një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase e goditi me pjesën e tij të pasme.

Vogëlushja 7-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Anglia për të pushuar në Atdhe humbi jetën në vendin e ngjarjes para syve të prindërve dhe qindra pushuesve.

Ditën e sotme, qytetarët do të dalin në protestë përpara ministrisë së Brendshme  nën moton “Nuk e vrau varka, e vrau shteti.”

Ata i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shetit Gledis Nano./Abcnews.al/