Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje nga vrasja e 50 vjeçarit në Vorë/ Viktima merrej me shit-blerje pronash, njihej si problematik në zonë

schedule10:07 - 12 Korrik, 2026

schedule 10:07 - 12 Korrik, 2026

Edmond(Ali)Sula, 50 vjeçari ka qenë duke shkuar në banesën e tij në fshatin Bërxullë, Vorë,  kur është qëlluar për vdekje. Sipas informacioneve nga grupi hetimor Sula është qëlluar me një plumb dhe deri në këto momente dyshohet të jetë 1 autor i cili ende nuk është identifikuar.

Edmond (Ali) Sula merrej me shit-blerje pronash sipas burimeve dyshohet të ketë pasur konflikt për pronat, ndonëse nuk ka precedentë penal në polici ai njihej në zonë si person problematik.

Policia ka marrë në pyetje disa persona që dyshohet se Sula ka patur konflikte.  Deri në këto momente ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!