Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngjarja në Maliq/ Mes policëve dhe personit në kërkim pati shkëmbim zjarri, efektivi i plagosur pritet të transportohet drejt Tiranës

schedule08:37 - 4 Qershor, 2026

schedule 08:37 - 4 Qershor, 2026

Detaje të reja zbardhen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një person vrau një polic dhe la të plagosur një tjetër.

Sipas informacioneve nga policia, mëngjesin e sotëm strukturat e policisë pasi kanë identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit.

Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit në kërkim dhe policisë.



Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, mbeti i plagosur një tjetër polic dhe gjithashtu personi i shpallur në kërkim që edhe është ndaluar.

Efektivi i plagosur pritet të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në periferi, në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!