Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim. Një tjetër plagoset

schedule08:09 - 4 Qershor, 2026

schedule 08:09 - 4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Lozhan të Maliqit.

Një polic është vrarë gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, teksa një tjetër efektiv ka mbetur i plagosur.

I plagosur ka mbetur edhe autori, person i cili ishte shpallur në kërkim. Autori është Violand Braçellari, i cili është dënuar në mungesë me 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.



Braçellari ka vepruar i vetëm. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës ku ai qëndronte, në një zonë të njësisë administrative Lozhan. Vetë Braçellari ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe është vënë në pranga nga forcat e Policisë.

Polici i vrarë është Enea Mekolli, ndërsa i plagosur mbeti efektivi Edison Adri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!