Një aksident automobilistik është regjistruar në afërsi të Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete ku të dy drejtuesit kanë marrë dëmtime të lehta.
Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa raportohen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plote të rrethanave të aksidentit./abcnews.al


