Kryeministri Edi Rama ka postuar video të një qytetari nga Vlora, ku tregohet ndotja në Zvërnec, teksa në zonë gjenden mbeturina të hedhur nga njerëzit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se kjo është pamje e realitetit të trishtë ku gjendet sot Zvërneci.
Sipas Ramës, kështu duan ta shohin vendin armiqtë e Shqipërisë europiane.
“Mirëmëngjes dhe me këtë mesazh të nxjerrë nga telefoni im bashkë me videon e mëposhtme (pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e “Shqipërisë së shqiptarëve” duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot – siç do ta shihni vetë – tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror), duke shpresuar që tanimë t’ju jetë pastruar gjaku nga helmi i luftës hibride online atyre të mive, që u dëshpëruan prej një rreziku imagjinar, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë 🙏
“Pershendetje Kryeminister! Jam Vlonjat dhe pro investimit ne Zvernec. Mos ndalo. Po te nis nje video dhe te lutem postohe. Behet fjale fiks per zonen ku njerez te papergjegjshem qe dhe ndoshta jan ngritur ne protest e kan katandisur zonen e mbrojtur si mos me keq. Kurse ata qe erdhen per sherr dihet qe e kane me ty jo me natyren se po ta kishin per natyren duhet te shanin pse esht ber hale jo pse do te hedhesh 4 miliarde qe sjan hedhur tere historin ne anet tona. Shihe videon dhe nese do mund te te nis dhe video te tjera te zonave ku mbrohen me ligj po nuk mbrohen dot nga njerezit e liq pa tru qe s a me shum plehra hedhin poshte aq me teper cirren me zerin lart. Te falenderoj nese e mer ne konsiderat kete video dhe tregoja Shqiperis se duan te sabotojne zhvillimin qe e sheron kete zone. Beje kete zhvillim e vlonjatet do te te bekojn ne breza. Keta jo nuk e duan Shqiperin aq sa thone po e duan edhe pa te huaj qe ta kthejne si Vlora para se ta merrje ti ne dor. Po te nis videon”, shkruan Rama./abcnews.al


