Deri në 500 mijë lekë: Sa janë gjobat për ata që nuk tregojnë se kanë simptoma të koronavirusit

schedule10:05 - 9 Mars, 2020

schedule 10:05 - 9 Mars, 2020

Teksa në Shqipëri janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus, në mbledhjen emergjente të qeverisë u bënë me dije edhe masat që do merren për ndalimin e përhapjes së virusit të ri.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se përveç mbylljen së intitucioneve arsimore deri në  23 mars do të anulohen të gjitha aktivitetet publike.

Ndërkaq, ministrja tha se do të ketë karantinim të detyruar për të gjithë personat që vijnë nga “zona e kuqe” e Italisë ku ka shpërthyer në masë koronavirusi. Sipas ministres kush nuk zbaton urdhrin do të përballet me gjobë, siç parashikojnë dispozitat ligjore.

“Mbyllje e intitucioneve për një periudhë 2 javore. Mbylljen e aktiviteve publike, ato sportive, kulturore dhe konferencat deri në datën 3 prill. Po ashtu dhe tubimet publike, apo koncertetet deri në datën 3 prill. Vetëkarantinim të detyruar të personave që vijnë nga Italia. Moszbatini i urdhrit është i dënueshëm sipas dispozitave ligjore’, tha ajo.

Nëse nuk futen në karantinë apo raportojnë simptomat e sëmundjeve, për shkak të rrezikshmërisë, qytetarët rrezikojnë gjoba të majme.

Kështu, sipas ligjit gjoba vijon nga 100 deri në 500 mijë lekë të reja në varësi të shkeljes për ata që nuk raportojnë prekjet nga sëmundja.

Ndërkohë ata që nuk pranojnë të marrin shërbim spitalor pas konstatimit se janë prekur nga sëmundje infektive gjobiten minimumi me 5 000 lekë. Gjoba shkon deri në 100 000 lekë për punëdhënësit që nuk lejojnë punonjësit që të marrin shërbim spitalor në rastet e sëmundjeve infektive.

Dy persona babë e bir ndodhen në spitaline Infektivit në QSUT pasi u konfirmuan të prekur nga koronavirusi. Ishte djali 28-vjeçar që ka ardhur nga Italia me 26 shkurt dhe më pas ka infektuar edhe të atin.

Ndërkaq, gazetari i Abc News Simon Shkreli zbuloi emrat e dy personave të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç (emra të njohur për redaksinë).

Ata kanë hyrë më datë 26 shkurt nga pika kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër duke udhëtuar për në Tiranë. Ndërkohë abcnews.al zbulon se dy të infektuarit banojnë në rrugën Irfan Tomini në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!