Ka fituar gjithçka dhe ka arritur thuajse maksimumin.
Lebron Xhejms jo më kot është katër herë kampion I NBA-së, rekordmeni I pikëve në sezonin e rregullt, në plej of dhe në total, 10 herë finalist në NBA dhe tri herë kampion olimpik me Shtetet e Bashkuara.
Gjithsesi, mosha po e pengon që ta shtojë më tej lavdinë e tij, dhe këtë edicion nuk do të mundet të konkurrojë për çmime individuale.
Kjo, sepse nuk do të arrijë dot të luajë të paktën 65 ndeshje, siç kërkon rregullorja në NBA për t’u përfshirë në konkurrim.
Dëmtimet dhe pushimet e planifikuara kanë bërë të vetën.
Kjo, edhe pse “Mbreti I basketbollit” vazhdon të luajë në nivele të larta.
Mesatarja këtë edicion është 21.7 pikë për ndeshje, aspak keq për moshën 41-vjeçare, si dhe 7.1 asistë e 5.7 topa në tabela gjithashtu për çdo sfidë.
Natyrisht, sot edhe Xhejmsi e di se nuk mund të luftojë për të qenë lojtari më I mirë I sezonit.
Këtë ambicie e kanë të tjerë.
Madje, as nuk mund të jetë në formacionin e parë të NBA-së për këtë vit, edhe nëse do të mund të konkurronte.
Për herë të fundit ia ka dalë në 2020.
Gjithsesi, Lebron Xhejms është tepër I vjetër për të luftuar për gjëra të tilla.
Objektivi I tij I vetëm është titulli kampion në NBA, që do të ishte I pesti, baraz me Kobi Brajantin dhe një më pak se Majkëll Xhordani.


