Derbi i Mançesterit, United surprizon kampionët në “Etihad”

schedule20:36 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 20:36 - 7 Dhjetor, 2019

Është mbyllur takimi derbi mes Manchester City dhe Manchester United, me fitoren 1-2 të “Djajve të Kuq”. Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, më saktësisht, brenda gjashtë minutave, pasi Rashford dhe Martial gjetën rrjetën.

Sulmuesi anglez shënoi me anë të një penalltie në minutën e 23-të, ndërsa Martial në minutën e 29-të çoi shifrat në 2-0. Manchester City do të gjente një gol shpresë në minutën e 86-të me anë të mbrojtësit Otamendi, por nuk arritën të gjenin më pas një gol barazimi.

Zhgënjimi i Raheem Sterling

Mahrez kishte rastin më të mirë, por gjuajtja e ylli algjerian u ndal nga një pritje e shkëlqyer e David De Geas. Me këtë humbje në shtëpinë e tyre, Manchester City e sheh me dylbi Liverpoolin kryesues dhe kanë plot 14 pikë më pak se të kuqtë e Jurgen Klopp.

Ndërsa Manchester United, vazhdon ngjitjen në tabelë pas dy fitoreve radhazi (Tottenham, Man. City), duke u renditur në vend të pestë me 24 pikë./abcnews.al

Festa e Martial pas golit të dytë (29′)