“Derbi është vitrinë për kampionatin”, Shehi: Nuk besoj shumë te statistikat

schedule11:50 - 1 Tetor, 2022

schedule 11:50 - 1 Tetor, 2022

“Air Albania” ditën e nesërme duke nisur që nga ora 19:00 do të mbajë frymën, teksa do të luhet derbi i madh i kryeqytetit. Partizani përballë Tiranës në një nga ndeshjet më të rëndësishme që ofron kampionati shqiptar ku spektakli dhe emocionet janë të garantuara.

Për të folur në prag të këtij takimi, Orges Shehi ka theksuar se derbi është një vitrinë për kampionatin shqiptar, dhe se nuk iu besoj shumë statistikave.

Tekniku i bardhebluve theksoi gjithashtu se për këtë sfidë do të mungojë Najdovski ndërsa lajm i mirë është rikthimi i Hussein.

Ndeshja: Dihet rëndësia e derbit për skuadrën, ambientin e tifozët. Është vitrinë e kampionatit shqiptarë. Me aq ditë sa kemi pasur në dispozicion pas ndeshjes së Kupës ku disa lojtarë që luajtën mund ta nisin edhe nga fillimi besoj se kemi pasur kohë mjaftueshëm për ta përgatit ashtu siç duhet por më e rëndësishme është përgatitja psikologjike se taktika.

Dëmtimet: Grupi nuk është i plotë. Najdovski është dëmtuar por është rikthyer Hussein.

Statistika pro Tiranës: Rivaliteti i madh ndër vite, statistikat herë kthehen në favor të njërës, herë të tjetrës. Statistikat nesër nuk kanë ndikim pasi është histori e re që do të shkruhet përsëri. Stadiumi është shumë domethënës. Ka një domethënie të madhe si komoditeti që ofron dhe ambienti që shërben për lojtarët në fushë dhe tifozët.

Partizani në “Air Albania”: Nuk e di se çfarë mund të ketë për ekipin kundërshtar stadiumi “Air Albania” apo ndonjë tjetër, ters apo fat, ne fokusohemi te ajo që duam të bëjmë ne dhe nuk i besojmë shumë statistikave. Është ndeshje për t’u luajtur dhe pas ndeshjes do të rishikojmë përsëri.

Formacioni: Kemi një grup lojtarësh që nga momenti në moment mund të ndryshojnë. Është Najdovski që mungon dhe do të futet dikush tjetër. Kemi akoma disa gjëra në kokë që do të vendosen deri nesër se kush rri në stol apo në fushë nuk ka aspak rëndësi sepse lojtarët në stol janë po aq të rëndësishëm sa ato që e fillojnë nga fillimi.

Thirrje për tifozët: Nuk besoj se tifozët kanë nevojë për thirrjen tonë. Kanë qenë gjithmonë të pranishëm edhe në transfertë. Jam i sigurt që ndeshjen e tyre nesër do ta fitojnë në stadium. /f.a/abcnews.al