Derbi dhe rikthimi në “Stamford Bridge”, Mourinho bën batutën e radhës

23:23 | 21/02/202023:230

Tottenham ka një shans të artë nesër në drekë. Skuadra e Jose Mourinhos do të përballet me Chelsea në “Stamford Bridge” dhe një fitore i dërgon në vend të katërt. Derbi pritet të jetë i fortë si gjithmonë dhe tepër i luftuar. Portugezi do të rikthehet në një stadium ku ka arritur suksese të mëdha, por tashmë nuk i bën më përshtypje diçka e tillë.

Është vetëm një ndeshje, nuk ka asgjë të veçantë në këtë mes. Unë jam një profesionist, si gjithmonë do të jap 200%. E vetmja gjë ndryshe është që në fund të ndeshjes mund të kthehem në shtëpi në këmbë, por nuk do ta bëj. Do të kthehem me futbollistët e mi.

Vendi i katërt? Do të ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për djemtë e mi. Ky sezon ka qenë veçanërisht negativ prej dëmtimeve të Kane dhe Son, të cilët kanë shënuar pjesën dërrmuese të golave tonë“, përfundon Mourinho. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono