Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deputetët grekë hedhin në gjyq televizionin “Star”

schedule10:55 - 7 Nëntor, 2018

schedule 10:55 - 7 Nëntor, 2018

Ishin të shumta mediat greke që pasqyruan lajmin e vrasjes së Kostandin Kacifas në Bularat, nga forcat special shqiptare. Disa prej tyre hodhën dhe akuza për mënyrën e veprimit të policisë shqiptare duke shtrembëruar dhe faktet. Për këtë arsye 14 deputetë grekë kanë hedhur në gjyq televizionin vendas STAR, pasi sipas tyre ka gënjyer për mënyrën se si u vra Kacifas.

14 deputetë grekë, anëtarë të partisë në pushtet, kanë vendosur të denoncojnë televizionin vendas “Star”, pasi sipas tyre ka transmetuar informacion të rremë duke kontribuar në mashtrimin e opinionit publik sidomos për një çështje të ndjeshme si ajo e vrasjes së Kostandin Kacifas në Bularat. Në letrën e tyre të përbashkët ku shpjegohen dhe arsyet e këtij vendimi, ndër të tjera shkruhet se lajmi i ditëve të fundit ku thuhet se Konstandinos Katsifas nuk u vra gjatë një shkëmbimi zjarri por u arrestua më pas u vra në mënyrë makabre nga forcat policore shqiptare në fshatin Bularat me 28 tetor 2018 është një shqetësim i madh.

Sipas tyre ky incident i rëndë u shfrytëzua për të nxitur nacionalizma të pavend në publik nga televizioni “Star” dhe nga faqe interneti të dyshimta për besueshmërinë e tyre. Së fundi, ata u kërkojnë ministrave përgjegjës që të veprojnë për të rivendosur të vërtetën. Si dhe një reagim të drejtë nga ana e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit Grek për këtë çështje./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!