Deputetët e opozitës në komisione parlamentare kërkojnë largimin e Xhafajt

schedule16:09 - 29 Maj, 2018

schedule 16:09 - 29 Maj, 2018

Deputetët e opozitës kanë vazhduar të njëjtën kërkesë edhe në komisionet parlamentare, ku janë rikthyer sërish sot. Ata kanë këmbëngulur vetëm në largimin e ministrit të brendshëm nga detyra, duke anashkaluar çdo çështje tjetër tjetër së axhendës së parashikuar të komisioneve.

Nuk e ka ndarë mendjen vetëm opozita se çfarë mesazhes do të përcjellë në komisionet parlamentare, por edhe mazhoranca.

Ironisë së kryetarit të komisionit të ligjeve i përgjigjet deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Detajet e kësaj marke i sqaron deputeti Oerd Bylykbashi.

Arsyeja që ndodhen në komisione është integrimi i Shqipërisë në  Bashkimin Evropian thonë deputetët e djtathtë. Por nuk është lexuar kështu nga të majtët.

Debatet kanë vazhduar në komisionin e ligjeve deri sa e panë të arsyeshme të qëndrojnë deputetët e opozitës.

I vetmi që nuk iu bashkua është Nasip Naço i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E njëjta atmosferë karakterizoi edhe mbledhjen e komisionit të ekonomisë ku i ftuar të referonte ishte ministri Pandeli Majko.

Socialistët nuk iu përgjigjen thirrjes për t’ju bashkuar,

As ministri Majko nuk dha asnjë përgjigje. Siç ndodhi edhe herën e fundit, i vetmi që foli pas largimit të deputetëve ishte kryetari i komisionit të Ekonomisë Erion Braçe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!