Depay te Barcelona? Ylli i Lyon thyen heshtjen dhe flet hapur!

schedule18:24 - 8 Shtator, 2020

schedule 18:24 - 8 Shtator, 2020

Memphis Depay, ylli dhe kapiteni i Lyon, ka folur pas ndeshjes mes Holandës dhe Italisë, ku fokus më të madh mori përgjigja për të ardhmen e tij. Depay kërkohet me doemos nga Barcelona dhe për këtë transferim të mundshëm, sulmuesi anësor u shpreh:

“Do të presim se çfarë do të ndodhë. Unë do të bisedoj me drejtuesit e Lyonit. Unë e di se ka interes, por nuk mund të them shumë më tepër, sepse as unë nuk kam biseduar shumë me agjentin tim”, tha mes të tjerash Depay.

Holandezi është objektivi numër një i trajnerit të ri katalanas, Ronald Koeman, që e sheh si futbollistin perfekt për të krijuar treshen e sulmit me Messin dhe Griezmann./abcnews.al