Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dënimi për çlirimtarët, proces gjeopolitik,”/ Minxhozi: Dhomat Speciale të shkrihen, arritën qëllimin diabolik

schedule18:31 - 16 Shtator, 2026

schedule 18:31 - 16 Shtator, 2026

Pas gjashtë vitesh pritje, është dhënë verdikti i Hagës për ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi deklaroi se ky proces nuk përfaqëson një gjyq të mirëfilltë juridik, por një vendimmarrje gjeopolitike të nxitur nga presioni evropian dhe ndërhyrjet e jashtme.

Sipas tij, krijimi i Dhomave të Specializuara kishte si qëllim përfshirjen e shqiptarëve në “mozaikun e mëkatarëve”, duke realizuar kështu një strategji diabolike që i ka shkaktuar jau dëm të madh Kosovës dhe Shqipërisë. Minxhozi nësevis se këto struktura tashmë mund të shkrihen, pasi e arritën objektivin e tyre politik.

“Provohet përmes qëndrimit të kahershëm të Evropës, ku Europa nisi të shfaqë një kompleks faji ndaj Serbisë. Ka qenë një klimë e cila çoi në miratimin me dhunë mbi Kosovës, atëherë Kosova çedoi përpara këtij presioni.

Krijimi i Dhomave Speciale krijoi mekanizmin dhe priteshin fajtorët. Nuk është proces i mirëfilltë juridik për të gjetur se etur se çfarë kanë bërë këta katër burra gjatë luftës. Kjo është një vendimmarrje gjeopolitike nga shtetet europiane, por edhe nga ndërhyrje të jashtme, si Rusia, që edhe Shqipëria të ketë qelitë e saj në Hagë.

Unë mendoj se në vend të një procesi të mirëfilltë juridik gjyqësor dhe të verifikimit të fakteve, u pa që këta burra ishin të dënuar. Kemi edhe një aspekt, luftë  e brendshme për pushtet në Kosovë. Është një strategji gjeopolitike për të parë këta burra në qeli dhe për të futur Shqipërinë dhe Kosovën në mozaikun e mëkatarëve. Dhomat Speciale mund të mbyllen që nesër, por dëmi për ne si shqiptarë është bërë. Mirë do të ishte që këto Dhoma Speciale, të mos ekzistonin. Dhomat Speciale tani edhe mund të shkrihen, sepse qëllimin diabolik e arritën”, tha Minxhozi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!