Dëmtimi i pësuar te kombëtarja, PSG tre javë pa liderin e mesfushës

schedule14:39 - 19 Tetor, 2020

schedule 14:39 - 19 Tetor, 2020

Marco Verratti pësoi një dëmtim në kofshën e majtë gjatë takimit Itali-Holandë (1-1), që u luajt në 14 tetor për llogari të Nations League. Mesfushori u detyrua t’i linte vendin Locatellit në minutat e para të pjesës së dytë.

L’Equipe raporton se 27-vjeçari do të qëndrojë tre javë jashtë fushave të blerta, duke humbur tre sfidat e Champions League, atë të ditës së nesërme ndaj Manchester United në shtëpi dhe dy transfertat ndaj Basaksehir (28 tetor) dhe Leipzig (4 nëntor).

Një mungesë e madhe për trajnerin Thomas Tuchel, i cili duhet të bëjë pa liderin e mesit të fushës. Jashtë edhe argjentinasi Paredes, po për dëmtim në kofshë, teksa janë gati të luajnë Rafinha dhe Danilo Pereira, dy afrimet e fundit të merkatos. /abcnews.al