Dëmtimi i pësuar dhe takimi me Gazidis, ditë vendimtare për Ibrahimovic

schedule16:15 - 4 Qershor, 2020

schedule 16:15 - 4 Qershor, 2020

Zlatan Ibrahimovic u rikthye ditën e djeshme në Milano. Sulmuesi suedez pësoi një dëmtim në pulpë disa ditë më parë dhe fluturoi drejt Suedisë, aty ku kreu kontrolle të imtësishme të këmbës së tij.

Për fat të mirë, dëmtimi i 38-vjeçarit nuk ka qëlluar i rëndë dhe pritet të jetë në dispozicion të Stefano Piolit në gjysmën e dytë të qershorit. Gazzetta dello Sport raporton se Ibra do të kryejë kontrollet e radhës nesër paradite.

Agjendja e tij parashikon edhe një takim me drejtuesit e klubit. Kontrata me kuqezinjtë i mbaron në fund të këtij sezoni dhe akoma nuk dihet nëse bomberi do të jetë pjesë e Milanit sezonin e ardhshëm.

Takim me Ivan Gazidis, CEO-n e Milanit, mendohet të bëhet shumë shpejt dhe do t’i japë fund dilemave rreth së ardhmes. Tifozët shpresojnë që ta shohin sulmuesin sërish pjesë të skuadrës së tyre të zemrës, por varet se çfarë propozimi do të marrë nga klubi. /abcnews.al