Dëmtimi i Maguire, United piketon Marash Kumbullën

schedule17:12 - 9 Janar, 2020

schedule 17:12 - 9 Janar, 2020

Marash Kumbulla dhe zërat e merkatos janë të pandashëm këtë muaj. Qendërmbrojtësi i kombëtare shqiptare, i cili ka spikatur me Hellas Verona në Serie A, po kërkohet me ngulm nga disa klube.

Në Itali janë të bindur që Interi është favorit për të nënshkruar me shtatlartin, ndërkohë që së fundmi ka të reja të tjera. The Sun në Angli shkruan se Manchester United është gati ta blejë mbrojtësin e Hellas Verona për shumën e 15 milionë eurove.

Thuhet se Kumbulla programohet të zëvendësojë Harry Maguire, i cili do të mungojë për të paktën një muaj. Ole Gunar Solskjaer ka nevojë për një tjetër qendërmbrojtës. Ndër të tjera në artikullin e tabloidit  britanik përmendet edhe Red Bull Salzburg, si një nga klubet e interesuara për shërbimet e Kumbullës. /abcnews.al

Lajmi i The Sun për Kumbullën