Dëmtimi i Dembele hedh Barcelonën në merkato, gati firma me “armikun” e Ibrës

schedule13:20 - 1 Dhjetor, 2019

schedule13:20 - 1 Dhjetor, 2019

Dëmtimi i Ousmane Dembele e detyron Barcelonën që të hidhet në merkato. Drejtuesit e klubit do të tentojnë një përforcim në repartin e sulmit dhe zgjidhja vjen nga përtej oqeanit. El Mundo Deportivo raporton se objektivi i klubit katalanas është Carlos Vela.

Meksikani u shpall kampion në MLS me Los Angelos FC dhe fitoi garën e golashënuesit më të mirë kundrejt Zlatan Ibrahimovic. 31-vjeçari e njeh mirë La Liga, pasi më parë është aktivizuar me Real Sociedad, Celta Vigo dhe Osasunën.

Carlos Vela duke festuar një gol me Los Angelos FC

Velën e pret një ofertë deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e rinovimit nëse dhuron paraqitje pozitive dhe arrin të bindë stafin teknik dhe drejtuesit e Barcelonës. /abcnews.al