Në mbledhjen e 21-të, si deklaratë e përbashkët u propozua rezoluta përfundimtare e Parlamentit Evropian dhe ajo e Parlamentit të Shqipërisë. PS nuk pati asnjë kontestim dhe asnjë propozim; e vetmja që u përpoq të ndërhynte ishte PD.
Analisti Skënder Minxhozi ka kritikuar qëndrimin e opozitës ndaj ligjeve që lidhen me procesin e integrimit evropian, duke e cilësuar votimin kundër tyre si një veprim që bie ndesh me interesat e vendit.
Sipas Minxhozit, PD kërkon të pengojë afrimin e Shqipërisë me BE-në, ndërkohë që ky proces është në interes të të gjithë qytetarëve.
“Ideja e votimit kundër ligjeve evropiane është të presësh sharrën ku je ulur. Afrimi me Evropën, me një opozitë që ka 13 vjet që nuk fiton, që nuk ka hapësirën që do të meritonte, që nuk e bëjnë pjesë dhe nuk duan t’i dëgjojnë. E gjithë kjo ka të bëjë me të kundërtën e asaj që deputetët bëjnë, siç bëjnë sot. Ti voton kundër dhe kërkon ta pengosh afrimin me Evropën, ndërkohë që të duhet përafrimi.
Ata kapituj janë garancia de facto. Një nga korsitë e mbetura është që ky vend, me afrimin me Evropën, sa më shumë të shtohen semaforët me BE-në, aq më shumë qeveria do të detyrohet të jetë më pak arrogante, më bashkëpunuese. Do të detyrohet të respektojë rregullat e lojës, në zgjedhje të jetë pak më shumë përfillëse.”



