“Delta” përhapet në Kinë, mediat: Epidemia më e rëndë pas asaj në Wuhan

schedule15:56 - 30 Korrik, 2021

schedule 15:56 - 30 Korrik, 2021

Një vatër koronavirusi e zbuluar fillimisht në qytetin kinez të Nanjing është përhapur tashmë në pesë provinca dhe në Pekin. Mediat shtetërore në Kinë po e cilësojnë këtë epidemi të radhës si më të rëndën pas asaj që u përhap fillimisht në Wuhan.

Sipas raportimeve, të paktën 200 persona janë infektuar që pasi virusi u zbulua fillimisht në aeroportin e qytetit më 20 korrik. Tashmë, të gjitha fluturimet nga aeroporti i Nanjing do të pezullohen deri më 11 gusht.

Në qytet ka nisur testimi në masë. Të 9.3 milionë banorët do ta bëjnë tamponin, përfshirë këtu edhe personat që ndodhen në qytet si turistë apo për vizitë. Në qendrat e testimeve qytetarët janë parë duke pritur në radhë ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për mbajte të maskave dhe të distancës fizike gjatë pritjes.

Zyrtarët e Shëndetit në vend dyshojnë se pas infektimeve qëndron varianti Delta i koronavirusit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!