Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Delegacioni i BE dënon sulmin rus në Kiev: Qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë

schedule20:28 - 24 Maj, 2026

schedule 20:28 - 24 Maj, 2026

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar me forcë sulmin me dronë dhe raketa të ndërmarrë gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili ka shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale.

Në një reagim zyrtar, BE thekson se sulmi ka goditur gjithashtu rezidencën e ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij dhe duke rritur shqetësimet për sigurinë e përfaqësuesve diplomatikë në zonën e konfliktit.

Sipas deklaratës, ky sulm “i papërgjegjshëm” kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.



BE shpreh solidaritet të plotë me Ukrainën dhe Shqipërinë, duke theksuar se do të vijojë mbështetjen për Kievin përballë agresionit rus dhe pasojave të luftës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!