Del rezultati për britaniken e dyshuar me koronavirus në Prishtinë

schedule07:41 - 9 Shkurt, 2020

schedule 07:41 - 9 Shkurt, 2020

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë me dije se pacientja e shtruar në Klinikën Infektive, me dyshimet se mund të ishte e prekur nga koronavirusi, nuk është prekur nga sëmundja që origjinë nga Kina.

Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati ka dalë negativ. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat në Kosovë, mjeku Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

Po ashtu edhe Lendita Berisha, drejtoreshë e Klinikes Infektive, e ka konfirmuar lajmin.

Sipas mjekëve të QKUK-së, pacientja është shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë.

Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar.

Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë, që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./abcnews.al