Del nga shtrati përroi i Zaranikës, izolohen disa fshatra në Librazhd

schedule17:00 - 13 Shkurt, 2018

schedule 17:00 - 13 Shkurt, 2018

Nga reshjet e shiut perroi i Zaranikës doli nga shtrati, duke përmbytur një banesë. Gjithashtu, prurjet e lumit mbuluan nga uji edhe 30 hektarë tokë në fshatin Jagodinë.
Pasditen e së martës shumë makina që ishin duke lëvizur në rrugën Prrenjas – Qafë Thanë u bllokuan për disa minuta nga reshjet e dendura të borës.
Mjetet nuk ishin pajisur me zinxhirë dhe u raportua për radhë 1 kilometër të gjatë të automjeteve në Qafë Thanë. Sipas të dhënave nga terreni, rezulton se është e bllokuar rruga që lidh Librazhdin me Peshkopinë nga Klenja, po ashtu të bllokuara rezultojnë edhe disa fshatra si Stëbleva, Polisi Mal, Stravaj, Sopoti, Rrajca.
Të gjithë pjeset e akseve nacionale në qarkun Elbasan janë të hapura. Por rrugët dytësore që lidhin fshatrat e thellë malorë janë të bllokuara. /abcnews.al