Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I vuri flakën gruas pasi i hodhi benzinë/ Arrestohet 69-vjecari në Prrenjas, e moshuara në spital

schedule13:35 - 23 Qershor, 2026

schedule 13:35 - 23 Qershor, 2026

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin Gani. Danga, 69 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67 vjeçe dhe i ka vënë flakën. Shtetasja e dëmtuar po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme  në fshatin Karkavec, në Njësinë Administrative Qukës të bashkisë së Prrenjasit.

Sipas informacioneve paraprake, autori, i cili ndodhej në gjendje të dehur, fillimisht ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, Minushe Danga më pas, ai i ka marrë me forcë telefonin celular dhe në kulmin e konfliktit, dyshohet se e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën.



Burime paraprake thonë se shkak i ngjarjes mund të kenë qenë motive xhelozie, megjithatë rrethanat e plota po hetohen nga organet ligjzbatuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!