Del në shitje pasaporta e Michael Jackson

schedule19:46 - 19 Tetor, 2021

schedule 19:46 - 19 Tetor, 2021

Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur Michael Jackson vdiq në mënyrë tragjike por çdo gjë rreth tij ka një vlerë të jashtëzakonshme. Sipas mediave të huaja, pasaporta e humbur e artistit të ndjerë ka dalë në shitje për 75 mijë dollarë.

Jeta e Jackson kishte qenë një burim i vazhdueshëm spekulimesh dhe kontrolli (Getty Images)

Mbreti i pop-it e humbi dokumentin në fillim të viteve ’90 dhe duhej të plotësonte një kërkesë për zëvendësim. Pasaporta është në një gjendje të mirë, e plotësuar me të gjitha informatat personale, të cilat janë lehtësisht të lexueshme dhe katër fotografi të tij.

Kujtojmë që Michael Jackson ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare për shkak të një arresti kardiak në Los Angeles. Kjo erdhi nga një mbidozë e propofolit, një ilaç që ylli i muzikës merrte për të luftuar pagjumësinë. /abcnews.al