Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Michael Jackson do stërvisë Brojën/ Në rrjet shpërthen “gallata”, tifozët bëjnë garë me “meme”

schedule12:37 - 1 Maj, 2026

schedule 12:37 - 1 Maj, 2026

Emri mund të jetë një bekim, por edhe një peshë e madhe për t’u mbajtur, sidomos kur quhesh Michael Jackson. Këtë duhet ta ketë vuajtur trajneri i ri i Armando Brojës te Burnley, që ka të njëjtin emër dhe mbiemër si legjenda e muzikës.

Me një karrierë si lojtar në ligat e ulta të Anglisë dhe më pas si trajner i skuadrës U21 të Burnley, 52 vjeçari ishte i panjohur për skenën e madhe të futbollit, por gjithçka ndryshoi kur iu besua ekipi i parë i klubit që deri në fund të këtij sezoni luan në Premier League.

Michael Jackson, jo ylli i muzikës pop, zëvendësoi Scott Parker, jo personazhin e famshëm që fshihej pas Spiderman, i cili u shkarkua nga detyra vetëm katër javë nga fundi i sezonit, pasi skuadra e tij e ka të vulosur biletën për në një kategori më poshtë.



Për këtë, por më shumë për emrin në rrjetet sociale tifozët nuk po flasin për aspektin teknik, por kanë nisur një garë “memesh”, që sigurisht që lidhen me emrin e trajnerit të ri të Burnley.

Pavarësisht humorit në rrjet, për t’u parë mbetet se si do të shkojnë ndeshjet e mbetura në Premier League për Armando Brojën. Nëse me Scot Parker minutat i kishte me pikatore sidomos në pjesën e dytë të sezonit, me Michael Jackson do të kërcejë, më falni, do të luajë më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!