Dekoratat e presidentit, a e presin Ad Sybardhi, Vin Gonxhi e Liri Ketit? Ja më i paguari!

schedule18:57 - 12 Prill, 2021

schedule 18:57 - 12 Prill, 2021

Në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuar sot Ervin Gonxhi, Adi Sybardhi dhe Liri i Ketit, ku biseduan për marrëdhënien që kanë me njëri tjetrin. 3-shja e pandarë në skenë kanë adhurues të shumtë por sot daljen e parë televizive së bashku.

Ermali i pyet për pagesën se cili prej tyre paguhet me shumë nga pjesëtarët e grupit. Të tre pohuan se paguhen në mënyrë të njëjtë.

 

“Ne kemi një parim. Po foli Vini, Liri apo Adi është njësoj për të gjithë. E fole me Vinin e ke fol edhe me Adin”, tha Adi.

“Të tre njësoj jemi. Jemi normal sa i takon pagesës për sa persona ka ai grup. Ne nuk jemi si këto këngëtarët me emër që marrin dy instrumentista dhe i japin një pagë që as qeranë e vet nuk e lajnë në fund të muajit”, shtoi Ervin Gonxhi.

Ermali i pyet: E keni ndjerë mungesën e vlerësimit, do donit një dekoratë nga Presidenti?

“Asnjëherë. Ka vlerësim më të madhe se sa ta jep populli”, tha Adi.

“Ajo është dashuria më e madhe”, shtoi Liri.

“Nuk merrem fare me këto. As nuk Iindjek e as nuk kanë lidhje në terrenin tim”, tha në fund Vini.  Ata vlerësuan si këngëtaren më të mirë të live-it në Shqipëri dhe Kosovë Aurela Gaçen, ndërsa në muzikën tallava Mani Nishtullën./abcnews.al