Deklaratë dashurie, Sterling: Liverpool gjithmonë në zemër, e dua atë klub

schedule23:54 - 24 March, 2020

schedule23:54 - 24 March, 2020

Rahem Sterling kaloi tre sezone te Liverpool përpara transferimit te Manchester City në korrikun e vitit 2015. 25-vjeçari është rritur shumë që nga ajo periudhë dhe është kthyer në një nga lojtarët kyç të skuadrës së Pep Guardiolës.

Sulmuesi anglez tregohet i sinqertë në një bisedë virtuale me tifozët të organizuar nga agjentët e tij. Sterling pranon lidhjen e fortë me Liverpool, deklaratë që do pëlqehet shumë nga tifozët e zjarrtë të “The Reds”.

E pranoj që kam mbetur i lidhur me Liverpool, i dua shumë. Është një klub që më ka ndihmuar shumë të rritem, Liverpool do të qëndrojë gjithmonë ne zemrën time”, deklaron Rahem Sterling. /abcnews.al

 

Sterling kur ishte pjesë e Liverpool