Deklarata e Ramës për BE-në, Minxhozi: Arrogancë dhe cinizëm, po kalon vijat e kuqe

schedule22:07 - 23 Qershor, 2022

schedule 22:07 - 23 Qershor, 2022

Arrogancë dhe cinizëm, i ka cilësuar analisti Skënder Minxhozi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, ndërsa BE nuk çeli sërish negociatat.

Në studion e ”Log.” me Endri Xhafon, Minxhozi tha se Rama po kalon vijat e kuqe, duke iu referuar deklaratave të tij për Serbinë. Analisti tha se ai si shqiptar nuk mund të ketë një qëndrim më të butë se evropianët me Serbinë, teksa iu ka kërkuar atyre të jenë mirëkuptues me Aleksandër Vuçiçin që nuk sanksionon Rusinë.

Ndërkaq, daljen e përbashkët të kryeministrit Edi Rama, atij maqedonas dhe presidentit serb sot në Bruksel, Minxhozi e quan si panel kundërvënës të “Ballkanit të Hapur” dhe sfidë ndaj Evropës.

Lexo edhe: Mos-hapja e negociatave për Shqipërinë, Xhafaj në “Log.”: Lajm i keq për të gjithë, BE eci sërish në drejtim qorr

“Cinizmi i Ramës është krejt pavend. Një kryeministër nuk duhet të shprehet me atë gjuhë. Nuk e dija kush ishte kryeministri maqedonas dhe ai shqiptar. Ai që kishte probleme me bullgarët foli më pak. Unë mendoj se kryeministri jonë po i kalon ca vija të kuqe në raport me palën serbe. Ti si Shqipëri nuk mund të kesh një qëndrim më të butë se evropianët ndaj Serbisë.

Në një dalje kaq të hapur që të kuptojmë serbët sepse është opinioni publik i lidhur me rusët, ndërkohë që ti ke vetë një opinion publik shqiptar për arsye historike që dihen. Ti të mbash problemin e opinionit publik serb dhe të refuzosh të shohësh që ti ke në Tiranë, Prishtinë që në përqindje të ngjashme ka një problem me Serbinë kjo më duket një lloj mungese balance.

Do të doja që Ballkani i Hapur me këtë lloj qëndrimi dhe me këtë shkuarje në kuadrat në Bruksel, Serbia i ka të hapura negociatat, e vetja mënyrë si mund të lexohej paneli ishte Ballkani i Hapur. Dalja në këtë lloj paneli kundërvënës, arrogant mua më duket një sfidë që nuk shkon që i prish punë Ballkanit të Hapur. Do të doja që kryeministri të ishte në pozicionet evropiane. Ku asnjë nga kryeministrat e Evropës nuk bëjnë thirrje publike që ta mirëkuptojnë Vuçiçin se ashtu e ka një hall. Evropa sot ka një sfidë kaq të madhe”, u shpreh Minxhozi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!